Granit Xhaka për momentin është i fokusuar për Europianin e futbollit, që nis me 11 qershor, ndërsa i njëjti do të luaj me përfaqësuesen e Zvicrës. Ndërkohë emri i tij është një dëshirë e vazhdueshme e trajnerit të Romës, Hoze Murinjos.
Siç duket negociatat kanë avancuar dhe Roma është pranë nënshkrimit me 28-vjeçarin e Arsenalit.
Për koiçidencë Xhaka do të përballet me Italinë në fazat e grupeve të Euro 2020.
Sipas “Chris Ëheatley”, “Metro” dhe “Daily Mail”, Arsenal është në bisedime të avancuara me Romën për të përfunduar marrëveshjen. Skuadra angleze kishte kërkuar 25 milion € për të lënë të lirë lojtarin e tyre , ndërsa oferta fillestare ishte 14 milion € plus bonuse.
Tashmë është pranuar që Xhaka ka rënë dakord për kushtet personale me Romën për një kontratë katër-vjeçare dhe do të ishte lojtari i dytë shqiptar që do bëhej pjesë e skuadrës nga Italia, pas Marash Kumbullës të kombëtares shqiptare.