Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitore 2:1 përballë Maltës, ndeshje kjo që u zhvillua në Klagenfurt të Austrisë, njofton “infOSport.mk”.
Që të dy golat për “dardanët” i realizoi Milot Rashica, nga një në secilën pjesë, derisa golin e nderit për Maltën në këtë përballje e realizoi Dimech në fundin e pjesës së parë.
🚀- Milot Rashica in the right place at the right time. #MLTKOS
🇽🇰 Kosovo – 🇲🇹 Malta [1] – 0pic.twitter.com/sfaH11tfVg
— Dardanian Football (@DardanianFooty) June 4, 2021
Ishte kjo ndeshja e dytë miqësore për ekipin e Bernard Çallandes brenda pak ditëve. Kujtojmë Kosova 3 ditë më parë mundi San Marinon me shifrat 4:1, e ku rolin e heroit e luajti Vedat Muriqi, duke i shënuar që të 4 golat.