Maqedonia e Veriut ka shpartalluar Kazakistanin në ndeshjen gjenerale para pjesëmarrjes historike në Europianin e këtij viti, që nis vetëm pas një jave,njofton “infOSport.mk”.
Të besuarit e trajnerit Igor Angellovski sonte në arenën “Todor Proeski” shënuan fitore 4:0 përballë kombëtares së Kazakistanit, që tërë pjesën e dytë e luajti me një futbollistë më pak në fushë, pas përjashtimit me të kuq të Muzhikov.
Ndryshe goleadën e sotme e hapi Ezgjan Alioski, i cili shënoi nga pika e bardhë në minutën e 37-të. Me këtë gol u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën “verdhekuqtë” shënuan edhe 3 gola të tjerë.
Ivan Triçkovski në minutën e 57-të dyfishoi epërsinë në 2:0, ndërkohë dy golat e fundit ishin pjesë e rezervistëve, Milan Ristovski (74’) dhe Darko Çurlinov (76’).
Ishte kjo ndeshja e dytë brenda pak ditëve për Maqedoninë e Veriut, që ditë më parë barazoi 1:1 me Slloveninë.
Këto dy ndeshje ishin si prova gjenerale para Europianit që e pret Maqedoninë e Veriut. Kujtojmë Maqedonia e Veriut bënë pjesë në grupin “C”, së bashku edhe me Rumaninë, Ukrainën dhe Holandën.
Ndeshjen e parë historike në një europian, Maqedonia do ta zhvillojë me 13 qershor kundër Austrisë. 4 ditë më pas do të luajmë kundër Ukrainës, ndërsa e mbyllim me Holandën me 21 qershor. (infOSport.mk)
Foto: Gol.mk