Simone Inzaghi edhe zyrtarisht është emëruar trajneri i ri i Interit, me 45-vjeçarin që pason Antonio Konten, pas punës së shkëlqyer që bëri te Lacio gjatë 5 viteve të kaluara.
Simone Inzaghi sëbashku me stafin e tij mbërriti paraditen e sotme në “Appiano Gentile” sëbashku me stafin e ti për të vizituar fillimisht qëndrën stërvitore të klubit, ndërsa menjëherë më pas hodhi edhe firmën mbi kontratë.
45-vjeçari me Interin firmosi kontratë dy vjeçare, ndërsa paga e tij do të jetë diçka më e lartë se 4 milionë euro, por që me bonuset mund të arrijë deri në 5 milionë euro në vit.
🚨 | ANNUNCIO
Simone Inzaghi è il nuovo allenatore dell'Inter! ⚫🔵
👉 https://t.co/dkHJDP4Ler#WelcomeSimone #IMInter pic.twitter.com/Z0sQLaukIB
— Inter 🏆🇮🇹 (@Inter) June 3, 2021
Inzaghi me Lacion në këto 5 vite fitoi një Kupë Italie dhe dy Superkupa të vendit, ndërkohë që sezonin e kaluar arriti t’i kualifikonte kryqytetasit edhe në Ligën e Kampionëve, duke kaluar edhe grupin.
Tashmë ai do të ketë një mision edhe më të vështirë, për të mbajtur Interin në nivelet më të larta dhe për të vazhduar rrugën e sukseseve të nisur nga Antonio Konte.
Objektivi i parë i Simone Inzaghit do të jetë mbrojtja e titullit kampion në Serie A, një objektiv jo i lehtë edhe për faktin se zikaltrit kanë problem financiare dhe do të jenë të detyruar të shesin 1 apo 2 nga futbollistët më cilësorë që kanë në skuadër të cilët do t’i zëvendësojnë me blerje “loë-cost”, ndërkohë që merkato do të jetë e kushtëzuar nga shitjet.
Simone Inzaghi Lacion kishte drejtuar në gjithsej 251 takime, duke regjistruar 134 fitore 45 barazime dhe 72 humbje.