Plotë 5 futbollistë largohen nga rradhët e FC Shkupit, 3 prej tyre shqiptarë!

FC Shkupi vazhdon të jetë skuadra më aktive në merkato. Pas 3 transferimeve të njëpasnjëshme, nga tabori i klubit nga Çairi kanë njoftuar edhe për largimet e para nga kjo skuadër, njofton “infOSport.mk”.

Kështu pjesë e FC Shkupit në sezonin e ri, nuk do të jenë ikona e këtij klubi, Besart Krivanjeva, sulmuesi Ilirid Ademi, mesfushori Sabit Bilali, emri i të cilit lidhet ngushtë me Shkëndijën, pastaj qendërmbrojtësi brazilian Bianor Neto, si dhe mbrojtësi i krahut të djathtë, Filip Gligorov.

Këtë të fundit pritet ta zëvendësojë Tome Kitanovski, me të cilin drejtuestit e klubit nga Çairi ditë më parë kishin nënshkruar kontratë një vjeçare, si zëvendësues i Krivanjevës në krahun e majtë të mbrojtjes shihet Fisnik Zuka, por njëkohësisht edhe Blerton Sheji, i cili erdhi nga rradhët e Struga Trim Lum, ndërsa si duket drejtuesit e FC Shkupit mungesën e Bianor Neto në mbrojtje do ta kompenzojnë me angazhimin e ish futbollistit të Shkëndijës, Konstantin Çeshmexhiev, apo edhe të Akademia Pandev, Nikolla Serafimov.

Si zëvendësues i Ilirid Ademit, shihet reprezentuesi i përkohshëm i Maqedonisë së Veriut, Kire Markoski, ndërsa mungesën e Sabit Bilalit në mesfushë, mund ta plotësojë, strugani Besmir Bojku, i cili edhe më parë kishte veshur fanellën e FC Shkupit.

Janë këto disa nga emrat e mundshëm që mund të zbarkojnë te skuadra e FC Shkupit, që edhe në sezonin e ri garues 2021/2022, pritet të jetë konkurrenti kryesor i Shkëndijës për titullin e kampionit. (infOSport.mk)

Leave a Reply