Secila skuadër kampione që e nis rrugëtimin nga turi i parë eliminator i Ligës së Kampionëve dhe nuk arrin dot të marrë pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve apo Europa Ligës, do të përfitojë një shumë fikse prej 260 mijë eurosh, pa llogaritur shumat që do të përfitojë nga pjesëmarrja në çdo raund para fazave të grupeve në dy kompeticionet e mësipërme.
Kështu në rast se kampionët e Shkëndijës, arrijnë të kalojnë turin e parë kualifikues, ata shumës prej 260 mijë euro, do ja shtonin edhe shumën në vlerë prej 280 mijë euro të tjera.
Pra plotë 540 mijë euro që në turin e parë kualifikues për Shkëndijën, që është renditur në mesin e skuadrave favorite, ashtu që ka gjasa të mëdha që “kuqezinjtë” këtë shumë ta arrijnë pa shumë probleme.
Ndërkohë në rast se Shkëndija kalon edhe turin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ata do të përfitonin një shumë totale prej 920 mijë eurove, derisa edhe 480 mijë të tjera do shtonin në rast se do arrinin deri në turin e tretë kualifikues, pa arritur ta kalojnë atë.
Përfitimet në Ligën e Kampionëve:
–Turi i parë kualifikues 280 mijë euro
– Turi i dytë kualifikues 380 mijë euro
– Turi i tretë kualifikues 480 mijë euro (Këtë shumë e përfitojnë vetëm ekipet që eliminohen, pasi fituesit u nënshtrohen përfitimeve që garantohen nga rrugëtimi në fazën e grupeve).