Hapa të vegjël drejt një qëllimi të madh. Milani është në negociata me Udinesen për Rodrigo De Paul.
Një interes real dhe shumë konkret. Reprezentuesi argjentinas është në planet e Frederik Masaras dhe Paolo Maldinit dhe do të ishte goditja ideale për të rritur nivelin e cilësisë së skuadrës.
Ai mund të luajë pas sulmuesit të parë ose si një anësor dhe pikërisht ky fleksibilitet është duke bindur klubin kuqezi për të bërë një investim të rëndësishëm nga pikëpamja ekonomike. Kartoni i tij vlerësohet me 35 milionë euro.
Largohet Calhanoglu vjen De Paul. Ky është plani që Milani dëshiron të realizojë në lidhje me këtë operacion.
Udinese tashmë ka refuzuar një ofertë nga Atletiko Madridi sepse në këtë moment ata nuk parashikojnë përfshirjen e ndonjë shkëmbimi.
Kjo është arsyeja pse Masara dhe Maldini duhet të planifikojnë disa largime për të marrë një thesar të dobishëm si De Paul.
Emrat që mund të largohen janë: Laksalt, Konti, Kaldara, Kastiljeho dhe Kruniç.