Skuadra e Laçit mund të jetë destinacioni i Bashkim Velijas për sezonin e ri garues.
Lojtari i Renovës ka zhvilluar 32 paraqitje sezonin që lamë pas në Maqedoninë e Veriut, duke qenë shtyllë kryesore e prapavijës. 27 vjeçari aktivizohet në fashën e djathtë dhe në qendër.
Prej vitesh Velija është pjesë e Renovës dhe duket se Duro e njeh mirë lojtarin. Ende nuk ka asgjë zyrtare, por dëshira e futbollistit është të provojë një aventurë të re, me Laçin që duket ekipi i duhur për të.