Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në Itali ku një futbollist ka ndërruar jetë në fushë gjatë ndeshjes miqësore në kujtim te vëllait të tij i cili kishte ndërruar jetë vetëm 3 vite më parë.
Xhuzepe Perrino, i dalë nga akademia e Parmës dhe me një karrierë të gjatë në kategoritë inferiore të futbollit në Itali, u shtri papritur në toke gjatë ndeshjes miqësore në kujtim të vëllait të tij, Rokos i cili kishte ndërruar jetë në vitin 2018 në një aksident me biçikletë.
Në ndihmë të Xhuzepes vrapuan shokët e skuadrës dhe mjekët e ekipit, por ishte i pamundur kthimi në jetë i 29 vjeçarit.
Ngjarja ndodhi në qendrën stërvitore të ‘’Alesandor Manzonin’’, në një provincë afër Napolit.
Lajmi ka tronditur të gjithë Italinë teksa disa skuadra ku ishte aktivizuar Perrino janë bashkuar duke mbledhur fonde në ndihmë të familjes së tij.