Me ardhjen e trajnerit të ri, Karlo Ançeloti, te Reali i Madridit pritet të ndodh një revilucion i vërtetë në formacion. “Galaktikët” pritet të shesin disa futbollistë që të krijojnë fonde për transferime të reja.
Plotë 7 futbollistë do të largohen nga gjiganti spanjoll këtë verë, përfshirë këtu edhe Garet Bejll.
Përveç tij, gjithashtu do të analizohet edhe e ardhmja e futbollistëve të huazuar, si Brahim Diaz, Dani Sebajos, Hesus Valjeho, Luka Joviç dhe Take Kubo, emra këto që gjithashtu mund të largohen këtë verë.
Ançeloti ditëve në vijim pritet që të jep detaje dhe të qartësoj të ardhmen e sulmuesit Garet Bejll, dhe të yllit Eden Hazard, i cili sezonin e kaluar dhe të parin të tij me Realin, kishte vazhdimisht probleme me lëndime të shumta.