Qatip Osmani vazhdon bashkëpunimin me Renovën

Qatip Osmani dhe Renova kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për një vit tjetër. Një gjë të tillë për “infOSport.mk” e konfirmoi drejtori sportiv i “gjipspunuesve”, Fisnik Nuhiu.

Renova me Qatip Osmanin sezonin e shkuar e mbylli në pozitën e 10-të, ashtu që vetëm përmes ndeshjes së balotazhit konfirmoi epitetin e skuadrës elitare. Në ndeshjen për mbijetesë në Ligën e Parë, Renova e Osmanit mundi Ohrin, edhe atë vetëm pas ruletit të penaltive, ndërsa kjo bëri që drejtuesit e skuadrës tetovare ti ofrojnë edhe një vit tjetër ish strategut të Shkëndijës në krye të skuadrës nga Xhepçishti.

Osmani drejtimin e Renovës e morri me 27 nëntor të vitit të kaluar, duke udhëhequr “gjipspunuesit” në 22 ndeshje, me një epilog prej 7 fitoreve, 8 barazimeve dhe 7 disfatave.

Ndryshe, Osmani Renovën e ka udhëhequr në plotë 189 ndeshje, ndërsa gjatë karrierës së tij si trajner, ai ka qenë si kryetrajner edhe te FC Shkupi dhe Shkëndija, me të cilën skuadër numëron edhe 3 tituj kampion. (infOSport.mk)

Leave a Reply