Çelzi e ka mbyllur me epërsi minimale 1:0 pjesën e parë të takimit final kundër Mançester Sitit, duke iu falënderuar golit të shnëuar nga ana e gjermanit Kai Havertz, njofton “infOSport.mk”.
Ndeshja nisi me sulme të dyanshme, ndërsa Sterling ishte i pari që tentoi të shënojë, mirëpo tentativa e tij me thembër u ndal nga portieri Mendy.
Në anën tjetër ishte Verner që u kanos në dy raste, mirëpo duke mos arritur të shënojë në rrjetën e Ederson.
Ky i fundit kapituloi në minutën e 42-të, kur nuk arriti që të ndal gjermanin Havertz, i cili kishte dalë i vetmuar para portës kundërshtare, pas atij super pasimi të Mount. (infOSport.mk)
Chelsea 1-0 Man City | GOAL! Havertz 🔥😍😍🎥
For more goals @IFAST90 pic.twitter.com/5ACWFjTSA1
— 𝖥𝖠𝖲𝖳 𝖦𝖮𝖠𝖫𝖲 (@IFAST90) May 29, 2021