Galatasaraji përveç Alioskit gati të transferojë edhe një shqiptarë tjetër!

Galatasaraji edhe pse e mbylli sezonin me pikë të njëjta me Beshiktashin, në fund humbi titullin kampion në Turqi. Kjo ka bërë që drejtuesit e skuadrës gjigande nga Stambolli që tani të mendoj për përforcime cilësore, me të cilat do të rikthente titullin në vitrinat e saj, njofton “infOSport.mk”.

Galata tashmë një kohë më të gjatë po interesohet për shërbimet e Ezgjan Alioskit, futbollistit shqiptarë të Lids Junajted, ndërsa informacionet e fundit nga Turqia flasin se skuadra e Fatih Terim po interesohet edhe për Adnan Januzajn.

Sipas “FotoMaç”, Januzaj ka kontratë deri në vitin 2022 por ka refuzuar vazhdimin e saj me Real Sociedadin dhe shanset që ai të largohet janë të mëdha.

Januzaj ka regjistruar 98 paraqitje në La Liga që nga transferimi i tij te skuadra baske, duke shënuar edhe 11 gola.

Leave a Reply