Futbollistët e përfaqësueses së Kosovës kanë zbarkuar në Kosovë. “Dardanët” do ta zhvillojnë ndeshjen e radhës miqësore më 1 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë nga ora 18:00, ku do të ballafaqohet me San Marinon.
Milot Rashica dhe Vedat Muriqi janë parë teksa shëtisin me veturën luksoze të tipit Mercedes.
Në prag të kësaj sfide, trajneri Bernard Çallandes ka folur në një konferencë për media, ku ka folur për prurjet e reja në ekip për të cilët ka thënë se e kanë rastin shumë të mirë për të treguar veten për atë se çfarë mund t’i ofrojnë Përfaqësueses së Kosovës.