Në shenjë të përkrahjes së Përfaqësueses së Futbollit të Maqedonisë, e cila për herë të parë do të marrë pjesë në një Europian, Qeveria në seancën e sotme solli vendim që ndeshjet e futbollit në vendin tonë të zhvillohen me praninë e tifozëve, edhe atë 30% nga kapaciteti i stadiumit, njofton “infOSport.mk”.
Është ky një super lajm për tifozët e futbollit në vend, e në veçanti ata të përfaqësueses së vendit tonë, që në javën e parë të muajit qershor do të zhvillojë dy ndeshje miqësore, para se të nisen për në Europianin e këtij viti që starton me 11 qershor.
Kësisoj 30% i stadiumit të qytetit “Todor Proeski” do të pranojë tifoz për ndeshjen e 1 qershorit kundër Sllovenisë, si dhe atë të datës 4 qershor kundër Kazakistanit.
“Për lehtësimet shtesë për ngjarjet tjera sportive, do të diskutohet në seancat tjera”, njoftuan nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.