Pas 22 penaltive bossi i Liga Europa, Unaj Emeri la Mançester J. me duar bosh (VIDEO)

Viljareali ka fituar trofeun e parë në historinë 98-vjeçare, pasi mundi Mançester Junajtedin me rezultatin 12:11 pas ekzekutimit të penaltive, pasi ndeshja e zhvilluar në Gdansk të Polonisë para 9.000 tifozëve, në kohën e rregullt u mbyll me shifrat 1:1, njofton “infOSport.mk”.

Zherard Moreno në minutën e 29-të kaloi në epërsi Viljarealin, derisa barazimin “Djajve të Kuq” ua solli Edinson Kavani me golin e realizuar në minutën e 55-të. Me këto dy gola u mbyll ndeshja në kohën e rregullt, ndërsa i njëjti rezultat mbeti i pandryshuar edhe pas 30 minutave lojë në shtesën prej dy herë nga 15 minuta.

Kësisoj fatin e fituesit duheshe ta vendosin penaltitë, aty ku u ekzekutuan plotë 22 penalti, nga 11 secila skuadër. Futbollistët e skuadrës spanjolle dolën të jenë të pagabueshëm, bashkë edhe me portierin Ruli, derisa në serinë e fundit gaboi portieri spanjoll i Juajtedit, Dave De Gea.

Në këtë mënyrë Unaj Emeri për të satën herë u dëshmua si bossi i këtij kompeticioni, pasi në finalen e tij të 5-të arriti që të triumfoi për herë të katërt. Emeri ka ngritur lartë kupën edhe tre herë të tjera me Seviljën, ndërsa finalen e vetme e kishte humbur me Arsenalin.

Në anën tjetër trajneri i Junajtedit, Ole Gunar Solskjaer nuk arriti të fitojë trofe, ndërsa vetë klubi mbeti pa trofe që nga viti 2017-të, kur për herë të fundit kishte triumfuar nën drejtimin e Hoze Murinjos. (infOSport.mk)

Leave a Reply