KF Tërnoci ka arritur sukses historik, duke u ngjitur në Ligën e Katërt të Serbisë. Këtë sukses të madh, klubi e festoi për ditë të tëra duke krijuar atmosferë fantastike.
Festës iu bashkua edhe mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë dhe njëherit futbollisti i Atalantas, Berat Gjimshiti.
Ai u kthye në vendlindjen e tij duke suprizuar skuadrën dhe duke i dhënë motiv për sezonin e ardhshëm
Postimi nga KF Tërnoci:
“Berat Gjimshiti sado që ka arrit majat e futbollit, nuk e harron vendlindjen e tij. Ai sot pos që na surprizoi me vizitën e tij, lojtarëve tanë u dha një motiv edhe më të madh për të vazhduar me sezonin e ardhshëm ku na pret një nivel tjetër garimi. Falënderojmë Beratin për vizitën e tij djelmoshave tanë. Përjetësisht AGALLAR!”, thuhet në postimin e KF Tërnocit.