Skandal në futsalin vendor, Qeveria ndërpret kampionatin dhe shpall kampion KMF Ciko, Futsal Shkupi paralajmëron tërheqjen nga garat!

Skandal në elitën e futsalit vendor. Me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, edhe zyrarisht është ndërprerë sezoni aktual 2020/2021 në Ligën e Parë të Futsalit.

Me këtë vendim, skuadra e parë në tabelë, KMF Proekt Ciko shpallet padrejtësisht kampion, duke pasur parasysh se deri në mbyllje të sezonit kishin mbetur edhe 3 xhiro për tu zhvilluar, e për më tepër në xhiron e fundit kjo skuadër duheshe të diskutojë titullin me kampionët në fuqi të Futsal Shkupit në Çair.

E gjithë kjo ka bërë që revolta të jetë shumë e madhe në mesin e drejtuesve të Futsal Shkupit, që madje kanë paralajmëruar tërheqjen nga garat pas këtij vendimi skandaloz të Qeverisë së Zoran Zaev. (infOSport.mk)

Leave a Reply