Ish futbollisti i FC Shkupit, Rron Broja me shumë gjasa sot do të luaj ndeshjen e fundit me Partizanin në Superligën shqiptare, njofton “infOSport.mk”.
Interesimi për Brojën nuk kishte munguar as në janar, mirëpo tashmë kur të njëjtit i përfundon kontrata me Partizanin, interesimi është shtuar edhe më tepër.
Për Brojën, ka ofertë konkrete nga skuadra hungareze e Mezokovesdi, drejtuesit e së cilës skuadër thuhet ti kenë ofruar futbollistit kosovar një pagë mujore në vlerë prej 8 mijë eurove.
Mbetet të shihet nëse do të ketë lëvizje konkrete pas përfundimit të sezonit në Shqipëri, që mbyllet sot me ndeshjet e javës së 36-të.
Broja me Partizanin e tij do të luajnë kundër Bylisit në transfertë. Aktualisht Partizani mban pozitën e tretë në renditje me 62 pikë, vetëm një pikë më pak se dy skuadrat e para në tabelë, Teuta dhe Vllaznia.