Nuk ka më dyshime, Donaruma do të largohet nga skuadra e Milanit. Lajmin e bëri të ditur vetë drejtori teknik i kuqezinjve, Paolo Maldini, i cili në një intervistë për kanalin “Tëitch Milan”, i dha lamtumirën Donarumës duke i uruar fat në vazhdim.
“Unë mendoj se duhet të falënderojmë të gjithë lojtarët që kanë bërë një sezon të pabesueshëm. Xhixhi ka qenë një udhëheqës dhe shpesh një kapiten. Njerëzit e kanë të vështirë të kuptojnë se çfarë do të thotë të jesh një profesionist, i cili duhet të jetë i gatshëm të ndryshojë fanellën. Është e vështirë të pranohet dhe është gjithnjë më e vështirë të bësh karrierë. Duhet të kemi respekt për ata që i kanë dhënë aq shumë Milanit, të cilëve nuk u ka munguar kurrë respekti për ne. Rrugët janë të ndara, unë i uroj më të mirën” – është shprehur Paolo Maldini.
22-vjeçari Donaruma është një fëmijë i Milanit, ndërsa ekipit të parë iu bashkua verën e vitit 2015-të. Që nga atëherë Donaruma ka zhvilluar 251 ndeshje me Milanin, me të cilën skuadër këtë edicion dolën nënkampion të Italisë, duke u rikthyer në garat e Ligës së Kampionëve.