Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, është grumbulluar mbrëmë në Shkup për përgatitjet për në Kampionatin Europian që starton me 11 qershor të këtij viti. Përfaqësuesja e vendit sot zhvillon stërvitjen e parë, ndërsa Enis Bardhi nuk do të mund të jetë i pranishëm pasi ka rezultuar pozitiv në testet e Kovid 19.
Lajmin e kanë konfirmur edhe nga Federata e Futbollit të Maqedonisë, me Bardhin që nuk ka simptome të Kovidit dhe ndjehet mirë, por është izoluar dhe qëndron larg shokëve tjerë të skuadrës.
Kujtojmë se Maqedonia do të luajë për herë të parë në një Europian dhe ndeshjet në fazën e grupeve do ti zhvillojë në Bukuresht të Rumanisë dhe Amsterdam të Holandës. Para nisjes për në Rumani, ekipi përfaqësues i vendit do ti luaj edhe dy ndeshje kontrolluese ndaj Sllovenisë dhe Kazakistanit.