Muhamed Useini do vazhdojë të luaj me Gjilanin në Superligën e Kosovës edhe për një vit tjetër, njofton “infOSport.mk”.
Mesfushori tetovar pasditën e së hënës ka arritur marrëveshjen e duhur me drejtuesite skuadrës së njohur kosovare për të qenë pjesë e tyre edhe për një edicion tjetër, ku Gjilani që nga fillimi do të udhëhiqet nga trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi.
Useini pjesë e Gjilanit është që nga vera e vitit 2019-të, ndërsa me këtë skuadër mesfushori tetovar kishte luajtur edhe në garat europiane.
Pikërisht Europa është synimi kryesor i drejtuesve të Gjilanit, që në rradhët e tyre dëshirojnë të mbajnë më të mirën.
Useini mungoi në fillim të sezonit 2020/2021, pas atij lëndimi të rëndë që morri në miqësoren kundër Arbërisë para startit të sezonit, mirëpo më pas u rikthye edhe më i fortë, duke qenë një nga shtyllat kryesore në mesfushën e Gjilanit. Ai luajti në 24 ndeshje këtë edicion me Gjilanin, për të cilën skuadër gjithsej numëron 53 ndeshje dhe 2 gola të shënuar. (infOSport.mk)