Blerton Sheji edhe zyrtarisht është pjesë e FC Shkupit, me të cilën skuadër ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare, njofton “infOSport.mk”. Strugani 20-vjeçar gjatë ditës së sotme u prezantua në ambientet e klubit shkupjan nga ana e Drejtorit Sportiv të FC Shkupit, Omer Bunjakun, ndërsa menjëherë dha edhe deklaratën e parë si futbollistë i ri i skuadrës nga Çairi.
EKSKLUZIVE, Blerton Sheji i Struga Trim Lum përforcon FC Shkupin
“Pas bisedimeve që pata me drejtuesit e klubit, ngela i impresionuar me ambiciet që kanë për të ardhmen dhe vlerësova që është momenti i duhur për t’ju bashkangjitur projektit me shpresë që do mund të ndihmojë klubin të arrije objektivat. Është një nder dhe kënaqësi e madhe për mua ta vesh fanellën e FC SHKUPI, ndërsa nuk më mbetet asgjë përveç se t’ju premtoj dhe siguroj që do jap maksimumin tim. Mezi pres të luaj para tifozëve tanë të mrekullueshëm “Shvercerat””, – është shprehur Blerton Sheji për faqen zyrtare të FC Shkupit.
Sheji gjatë sezonit që lamë pas me Struga Trim Lum bëri 32 paraqitje, duke realizuar edhe dy asistime, ndërsa ishte shtyllë e mbrojtjes dhe ndihmesë e madhe e mesfushës por edhe sulmit. 20-vjeçar është edhe anëtar i përfaqësueses U21 të Maqedonisë, me të cilët deri më tani ka regjistruar dy paraqitje, ndërsa gjithashtu një ndeshje miqësore kishte luajtur edhe me shpresat e Kombëtares shqiptare.