Renova-Ohri, shënohen dy gola të shpejtë, njëri prej 70 metrash (VIDEO)

Dita e sotme në futbollin vendor është e rezervuar për dy ndeshjet e balotazhit që vendosin për ngjitjen në Ligën e Parë, apo edhe rënien në Ligën e Dytë, njofton “infOSport.mk”.

Pas 35 minutave të para, Tikveshi dhe Sileksi në arenën “Todor Proeski” po barazojnë pa gola, ndërsa në stadiumin pranë FFM-së, “Petar Milloshevski”, Renova dhe Ohri kanë shënuar nga një gol.

Të parët në epërsi kaluan futbollistët e Ohrit me një gol befasues nga një largësi prej 70 metrash. Portieri i “gjipspunuesve”, Hadis Velii kishte lëshuar portën para kohe, ndërsa në ato momente e tradhëtoi edhe era që po fryente, duke bërë që Ohri të avansojë vetëm pas 4 minutave lojë.

Kundërpërgjigjja e futbollistëve tetovar erdhi në minutën e 19-të. Remzifaik Selmani mjaft mirë depërtoi nga e majta duke u futur thellë brenda zonës kundërshtare, që më pas të jep atë pasin final për Shefit Shefitin, i cili nuk fali dhe nga afërsia barazoi shifrat në 1:1.

Leave a Reply