Te Kukësi ka plasur dhe situata ka degraduar edhe në përplasje fizike. Lojtarët verilindorë nuk janë paguar në pesë muajt e fundit dhe i kërkojnë klubit shlyerjen e detyrimeve.
Ka qenë kapiteni Vesel Limaj që së fundmi ka takuar Ronaldo Gjicin, zyrtari klubit dhe djali i presidentit të nderit, Safet Gjici. Mes tyre ka pasur një debat të ashpër dhe nga ajo Konica.al bën me dije, ka pasur edhe sherr mes Limajt dhe Gjicit.
Është dashur ndërhyrja e lojtarëve dhe të pranishmëve të tjerë për shmangur agravimin e sherrit, teksa situata në klubin verilindor është prej javësh e nderë. Lojtarët kanë bojkotuar disa herë stërvitjen dhe kërkojnë pagat, të cilat klubi i konsideron si gjoba për mos arritjen e objektivave.
Ndërkohë, një foto e siguruar nga i njëjti burim tregohet një deklaratë në të cilën lojtarët duhet të heqin dorë nga pagat e padhëna dhe të pranojnë se klubi nuk i ka asnjë detyrim financiar atyre.