Emir Sahiti, i cili dikur luante edhe në futbollin tonë vendor me fanellën e Rabotniçkit, edicionin e fundit ka shkëlqyer me skuadrën e Shibenikut në elitën e futbollit kroat, shkruan “infOSport.mk”.
Sulmuesi kuqezi në 35 ndeshje të luajtura mes kampionatit dhe Kupës, arriti të shënonte 7 gola dhe dhuroi 2 asiste duke ndihmuar kështu skuadrën e tij të qendrojë në mesin e më të mirëve në futbollin kroat.
Pas mbylljes së sezonit, në një sondazh të bërë nga Liga kroate në rrjetet sociale, Sahiti është vlerësuar me titullin “Lojtari i ri më i mirë i sezonit”.
22-vjeçari shqiptar është votuar nga 41 mijë persona që e kanë cilësuar si lojtarin e ri më të mirë të këtij viti.