Mbrojtësi i djathtë Enis Dervishi ka përfunduar qëndrimin e tij te Teteksi, me të cilën skuadër edicionin e kaluar siguruan mbijetesën në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”.
Dervishi ishte një ndër futbollistët kyç te Teteksi gjatë stinorit pranveror, ndërsa i njëjti në kërkim të sfidave të reja nuk ka pranuar vazhdimin e bashkëpunimit me skuadrën tetovare.
Ai tashmë është në pritje të ndonjë oferte serioze, edhe pse nuk mungojnë kontaktet e para me skuadra nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova.