Bomberi nga Maqedonia largohet nga Feronikeli!

Pas Besmir Bojkut rrugës së ndarjes me Feronikelin është edhe sulmuesi maqedonas, Marko Simonovski, njofton “infOSport.mk”.

Ish sulmuesi i Metalurgut bëri një sezon të shkëlqyeshëm me Feronikelin në Superligën e Kosovës, duke rezultuar si golashënuesi më i mirë i skuadrës nga Drenasi, që vetëm në fund siguroi mbijetesën në mesin e më të mirëve në futbollin kosovar.

Simonovski skuadrës së Feronikelit iu bashkua nëntorin e vitit 2020-të, ndërsa shumë shpejtë u shndërrua në një titullar të padiskutueshëm me paraqitjet dhe golat e tij.

Ai edicionin e kaluar me fanellën e Feronikelit zhvilloi gjithsej 22 ndeshje, duke realizuar 14 gola. Mbetet të shihet nëse i njëjti ka rënë në syrin e drejtuesve të ndonjë skuadre tjetër kosovare, pretendente për titull, apo ndoshta 29-vjeçari Simonovski pas plotë 7 viteve do të rikthehet në futbollin vendor. (infOSport.mk)

Leave a Reply