FC Shkupi ka bërë edhe goditjen e dytë dhe sërish me një futbollistë nga krahu i majtë i mbrojtjes, njofton “infOSport.mk”.
Pas Fisnik Zukës, i cili ditë më parë iu bashkua skuadrës nga Çairi nga rradhët e Rabotniçkit, futbollisti i rradhës që në sezonin e ri do të luaj me FC Shkupin, është Blerton Sheji i Struga Trim Lum.
Bëhet fjalë për një super futbollistë, i cili njëherit është edhe pjesë e përfaqësueses shpresa të Maqedonisë, ndërsa për një kohë mbante edhe shiritin e kapitenit te skuadra strugane.
Informacione të afërta me “infOSport.mk” bëjnë me dije se drejtuesit e skuadrës “bardhekaltër” për shërbimet e Shejit kanë paguar një shumë të majme të hollash, shumë kjo e konsiderueshme për tregun tonë të futbollit.
21-vjeçari Sheji në këtë mënyrë garat europiane do ti zhvillojë me FC Shkupin dhe jo me skuadrën e tij të vendlindjes, Struga Trim Lum, me të cilën edicionin e kaluar shkruajtën historinë, duke u kualifikuar për në garat e Europe Conference League. (infOSport.mk)