Besmir Bojku ndahet me Feronikelin, rikthehet te Shkëndija

Besmir Bojku i ka dhënë fund qëndrimit të tij te skuadra kosovare e Feronikelit, te e cila luante në formë huazimi nga rradhët e Shkëndijës për gati dy vite të plota, njofton “infOSport.mk”.

Bojku në këtë mënyrë rikthehet te Shkëndija, me të cilën skuadër ka kontratë deri verën e vitit 2022. Brenda këtyre ditëve Bojku do të ulet në tavolinë për të diskutuar të ardhmen e tij fillimisht me drejtuesit e skuadrës kampione të Shkëndijës, ndërsa ekziston mundësia që mesfushori strugan sërish të huazohet në ndonjë skuadër tjetër, duke pasur parasysh konkurrencën e madhe në mesfushë te skuadra tetovare.

Bojku me Feronikelin luajti edhe në garat europiane, ndërsa ishte një ndër futbollistët më standard edicionin e fundit, duke zhvilluar 31 ndeshje kampionale. Ai me Feronikelin gjithsej numëron 73 ndeshje dhe 6 gola të shënuar, ndërsa plotë 89 ndeshje dhe 7 gola numëron me Shkëndijën e Tetovës.

Kujtojmë në formë huazimi Bojku kishte luajtur edhe te FC Shkupi, ndërsa karrierën e tij profesionale e kishte nisur te Rabotniçki, që më pas të luaj edhe me fanellën e Makedonija GJ.P.

Leave a Reply