Transferimi i parë te Shkëndija vjen nga rradhët e FC Shkupit!

Tashmë kur kampionati vendor ka përfunduar, ekipet po bëjnë matematikat e tyre rreth emrave të rinj që mund ti transferojnë gjatë afatit kalimtarë të verës. Sipas asaj që raporton “albsport.mk”, mesfushori i FC Shkupit, Sabit Bilali me shumë gjasa sezonin e ri do të luaj te kampionët e Shkëndijës, skuadër kjo që edhe këtë vit do na prezantojë në eliminatoret e Ligës së Kampionëve.

Në rast se Bilali veshë fanellën e Shkëndijës, kjo do të jetë hera e dytë që bënë një gjë të tillë, kjo pasi i njëjti kishte veshur fanellën “kuqezi” në fillim të vitit 2018-të, mirëpo duke mos lënë fare gjurmë, me ç’rast më pas ishte transferuar te Gostivari.

Verën e vitit 2018-të pasoi transferimi i tij te Makedonija GJ.P, te e cila skuadër qëndroi për një vit të plotë, për tu transferuar më pas te FC Shkupi, me të cilën skuadër numëron 58 ndeshje. Ndryshe vetëm në Ligën e Parë numëron 88 ndeshje, ndërsa vlen të theksohet se si i ri, ai kishte qenë edhe pjesë e Renovës dhe Dinamo Zagrebit, ndërsa gjithashtu kishte provuar veten edhe në Gjermani,te skuadra e FSV Luckenëalde.

 

Leave a Reply