FC Shkupi ka realizuar edhe transferimin e parë për sezonin e ardhshëm, njofton “infOSport.mk”. Emër i ri i vjetër te skuadra nga Çairi, është Fisnik Zuka, një produkt i kësaj skuadre, i cili së fundmi ishte pjesë e Rabotniçkit.
Zuka skuadrës “romantike” iu bashkua verën e vitit 2020-të, kur u transferua nga rradhët e Renovës, ndërsa te FC Shkupi rikthehet pas gati 3 vite e gjysmë.
Ai së fundmi fanellën “bardhekaltër” të skuadrës nga Çairi e kishte veshur janarin e vitit 2018-të, kur bëri një transfer të bujshëm te skuadra e Flamurtarit nga Vlora. Me FC Shkupin, Fisnik Zuka numëron 64 paraqitje, më shumë se me çdo skuadër tjetër.