Struga Trim Lum në fundjavën që lamë pas shkruajti historinë, duke siguruar për herë të parë daljen në Kupat Europiane, pasi e mbylli sezonin në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë në vendin e tretë të renditjes tabelare.
Vendimtare për të siguruar këtë pozitë, ishte ndeshja e fundit që zhvilluan ndaj Sileksit në Kratovë, në të cilën struganët edhe pse me një futbollist më pak që nga minuta e 29-të, arritën të fitojnë me rezultatin 1:0 falë golit të Abdulhadi Jahja në të 67-tën.
Loja kolektive e futbollistëve të Stugës sigurisht se solli frutat e saja, por kryesori dhe bartës i lojës te ekipi strugan ishte mesfushoroi Bunjamin Shabani. Një gjë të tillë e vërtetojnë edhe mediat e ndryshme të vendit, që sot kumanovarin e kanë përfshirë në formacionin e javës.
Gjithashtu nga Struga në formacionet e Javës ishin Cake dhe Jahja.