Tashmë gjithçka është zyrtare. Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve, e paraparë të zhvillohet me 29 maj midis Mançester Sitit dhe Çelzit do të zhvillohet në stadiumin e Portos, “Dragao”.
Kjo sfidë do të luhet me praninë e spektatorëve, nga ku maksimumi i tifozëve do të jetë 12 mijë veta.
Finalja ishte e programuar për tu zhvilluar në stadiumin “Ataturk” të Stambollit ose në “Uembli”, por së fundmi UEFA ka vendosur për të zhvilluar ndeshjen finale në stadiumin “Dragao”.