Anglia prej javësh ka mbyllur çdo kontakt me Turqinë për shkak të rrezikut prej infektimeve masive në vendin ballkanas dhe pasojat e këtij vendimi po i vuan edhe UEFA.
Finalja E Ligës së Kampionëve as këtë herë nuk mund të luhet në Stamboll, pasi Çelzi dhe Mançester Siti nuk lejohen të udhëtojnë drejt Turqisë.
Prej ditësh UEFA po punon për të gjetur një stadium tjetër, teksa sot pritet vendimi final.
No Istanbul, no London. The Champions League final is expected to be moved to Porto in the next hours – official statement from UEFA to be released soon. 🔴🏆 #MCFC #CFC #UCL
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 12, 2021
Ndërkohë sipas asaj që bënë me dije gazetari Fabricio Romano, UEFA ka zgjedhur stadiumin e Portos për të luajtur finalen angleze të këtij viti.
“Estadio do Dragao” do të presë ndeshjen më të rëndësishme të klubeve në Europë. Ky është viti i dytë radhazi që finalja zhvillohet në Portugali.