Presidenti i Federatës gjermane të futbollit, Rfitz Keller ka dhënë dorëheqjen nga posti i të parit, edhe atë në një moment shumë të papërshtatshëm, vetëm një muaj para nisjes së Europianit.
Keller ka pasur një presion nga futbolldashësit, pasi komentet e tij kundër nënkryetarit të një Gjykate janë cilësuar si të papranueshme.
Keller muajin e shkuar e quajti Rainer Koch si “Freisler”, një referencë ndaj gjykatësit famëkeq Roland Freiser, një pjesëmarrës në konferencën e 1942, në të cilën nazistët paraqitën përfundimisht shfarosjen e hebrenjve.
Në fillim preisdenti i Federatës kërkoi falje por refuzoi dorëheqjen, teksa do largohet tanimë pas gjyqit.
“Presidenti Fritz Keller në një vendim që ai e bëri vetë deklaroi gatishmërinë e tij kryesore për të dhënë dorëheqjen si president pas përfundimit të procedurave në Gjykatën Sportive të DFB të hënën, 17 maj”, – thuhet në deklaratën e lëshuar nga DFB në deklaratë.