Milani i frikshëm po shfaqet në fund të sezonit. Pas fitores 3:0 në fundjavë ndaj Juventusit, skuadra e Stefano Piolit sonte po në Torino, mundi ekipin e këtj qyteti me të njëjtin emër me shifrat 7:0, njofton “infOSport.mk”.
10 gola në pak ditë për “kuqezinjtë” nga Milano, për të cilët ishte kjo fitorja e tretë me rradhë, përfshirë këtu edhe atë ndaj Beneventos me rezultat 2:0.
Milani kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në mbyllje të sezonit, renditet në pozitën e tretë me 75 pikë, po aq sa ka edhe Atalanta e vendit të dytë, ndërkohë Napoli me 73 pikë mban pozitën e katërt. Juventusi edhe përkundër fitores, me 72 pikë të tubuara mbetet jashtë zonës Çampions. (infOSport.mk)