Mançester Siti i Pep Gaurdiolas edhe zyrtarisht është shpallur kampion në Premierligën angleze për sezonin 2020/2021. Kështu “Citizens” festojnë 3 javë para mbylljes së sezonit, kjo edhe për shkak disfatës së Junajtedit në “Olld Traford” nga Leçesteri (1:2).
Ky është titulli i tretë në 4 vitet e fundit për Sitin, që është duke shkruar historinë e futbollit anglez. Vlen të theksohet fakti se skuadra e Guardiolës, është gjithashtu edhe në finalen e Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me Çelsin më 29 maj.
Ndërkohë sa i përket takimit të mbrëmshëm midis Junajtedit dhe Leçesterit, “dhelprat” kaluan të parët në avantazh me anë të Thomas në minutën e 10-të, teksa Grinud barazoi shifrat në të 15-tën.
Pjesa e parë u mbyll në barazim 1:1, teksa në fragmentin e dytë të lojës, turk Sojunçu, realizoi golin e fitores për skuadrën e Leçesterit.
Ky triumfi i siguroi matematikisht titullin Sitit, që 3 javë para fundit kryeson me 10 pikë diferencë nga ndjekësit e Junajted.