Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda ka gjetur edhe golin e dytë në Seria A.
Kosovari ka shënuar gol në barazimin 1:1 të skuadrës së tij Torino përballë Hellas Veronas në transfertë.
Vojvoda golin e epërsisë për Torinon e realizoi në minutën e 85-të, mirëpo fatkeqësisht, pas tre minutave, Dimarko barazoi rezultatin në 1:1, që në fund doli të jetë edhe përfundimtarë.
Pas këtij barazimi, Torino me 35 pikë renditet në pozitën e 15-të, ashtu që në 3 xhirot e fundit këtë skuadër e presin ndeshje të zjarrta për të siguruar mbijetesën.