Të dielën në elitën e futbollit vendor në program ishin ndeshjet e javës së 32-të, pas së cilës në 3 vendet e para renditen 3 skuadra shqiptare, njofton “infOSport.mk”.
Shkëndija, tashmë kampione prej disa javësh kryeson renditjen me 74 pikë, duke lënë pas vetes FC Shkupin me 58 pikë, që ka siguruar vendin e dytë dhe një vend për në Liga Europa, ndërsa një gjë të tillë shpresojmë që ta arrijë edhe Struga Trim Lum, që aktualisht mban pozitën e tretë me 54 pikë.
Rrezik potencial skuadra strugane ka ekipin e Makedonija GJ.P, që xhiron e fundit do të përballet me Vardarin. Skuadra nga Gjorçe Petrovi ndodhet në pozitën e katërt me 52 pikë, por asgjë nuk do vlente fitorja e tyre, në rast se Struga Trim Lum do të fitonte Sileksin në Kratovë.
Ekipi strugan fatine ka në duart e veta, njëjtë sikurse edhe Akademia Pandev, në garën për ti ikur balotazhit. Skuadra e Aleksandar Vasoskit do të jetë nikoqir i Borecit, skuadër kjo që me fitoren ndaj Renovës, që këtë xhiro siguroi mbijetesën në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, ndërsa me shumë gjasa, dy ish skuadrat kampione, Sileksi dhe Renova do të luajnë në ndeshjet e balotazhit.
Sileksi pas 32 xhirove numëron 36 pikë, dy më pak se Akademia Pandevi i vendit të 8-të, ndërkohë Renova me 35 pikë renditet në pozitën e 10-të. Dy vendet e fundit janë të rezervuara për Vardarin dhe Bellasicën, dy skuadra këto që edicionin tjetër do të luajnë në Ligën e Dytë. (infOSport.mk)