Milani e ka mbyllur me epërsi minimale pjesën e parë të ndeshjes derbi kundër Juventusit, falë golit të shënuar nga Brahim Diaz në minutën e parë shtëse. Ishte ky goli i tretë dhe më i bukuri në Serie A për ish futbollistin e Realit të Madridit, i cili po zhvillon edicionin e tij të parë me fanellën e Milanit.
Me këtë gol, Milani e sheh veten në zonën e Ligës së Kampionëve, ndërkohë Juve jashtë.