Shkëndija me dy mungesa të rëndësishme kundër Makedonija GJ.P

Kapiteni Egzon Bejtullai dhe mesfushori Bruno Dita do të jenë dy mungesat e mëdha për Shkëndijën në ndeshjen e sotme kundër Makedonija GJ.P në Shkup, njofton “infOSport.mk”.

Kapiteni Bejtullai u la disa ditë në pushim pasi ndjente ngarkesën fizike të të luajturit pa pauzë në klub dhe përfaqësuese, ndërsa duke ndjerë një shqetësim të lehtë në këmbën e majtë është vendosur të mos luajë në përballjen e sotme në stadiumin e Gjorçe Petrovit.

Ndërkohë, sa i përket mesfushorit difenziv, Bruno Dita, ky i fundit në ndeshjen kundër Struga Trim Lum në Gostivar, kishte marrë një goditje të papërshtatshme në gju, ashtu që me rekomandim të mjekëve, ai nuk do të mund të luaj deri në mbyllje të sezonit.

Kujtojmë, Shkëndija ndeshjen e fundit të këtij sezoni do ta zhvillojë kundër FC Shkupit si vendas. (infOSport.mk)

Leave a Reply