Fillimi i pjesës së dytë solli edhe golin e tretë për Shkëndijën në përballjen ndaj Makedonija GJ.P, njofton “infOSport.mk”.
Ky gol, me të cilin Shkëndija avansoi me shifrat 3:2, mban firmën e Dashmir Elezit, por që i tëri është me ADN Shkëndije.
Kjo pasi ishte Arbin Zejnullai që pas një aksioni të pasuksesshëm të vendasve, morri topin në këmbët e tij, ndërsa me një diagonale të gjatë gjeti në gjysmëpjesën e Makedonija GJ.P., bashkëlojtarin e tij, Dashmir Elezi, i cili u tregua shumë i gjindshëm dhe duke vjedhur një top nga mbrojtësit kundërshtarë me hapa të shpejtë u nis drejt golit, për ta gjetur atë në mënyrë maestrale, me një parabolë të shkurtër, duke mposhtur edhe për herë të tretë portierin vendas, Stefkovski.
Kujtojmë pjesa e parë u mbyll me shifrat 2:2. Për “kuqezinjtë” nga Tetova që të dy golat i shënoi Besart Ibraimi, ndërkohë në anën tjetër për Makedonija Gj.P, realizuan Samir Fazli dhe Robson da Silva. (infOSport.mk)