Transferimi i Vedat Muriqit te Lacio nga rradhët e Fenerbahçes u prit me shumë bujë, megjithatë edhe pse pritshmëritë ishin të mëdha për të në Serie A, afrimi te kryeqytetasit italian rezultoi si dështim i madh për Igli Taren.
Pavarësisht krahasimeve të shumta që erdhën me Zlatan Ibrahimoviç në nisjen e këtij sezoni, Muriqi nuk arriti për asnjë moment që t’i afrohej suedezit.
Këtë e ka bërë vetëm së fundmi në bazë të renditjes që ka nxjerrë “Calciomercato”, por atje bëhet fjalë vetëm për peshën.
Vedat Muriqi është në 5 futbollistët që peshojnë më tepër në Serie A. Sulmuesi shqiptar peshon 92 kile, duke përmbyllur listën me emra si Zlatan Ibrahimoviç dhe Romelu Lukaku, dy super futbollistë, pjesë e dy skuadrave milaneze.
Futbollistët që peshojnë më shumë në “Serie A”: |
Vedat Muriqi 92 kile |
Audano Soumaoro 93 kile |
Romelu Lukaku 94 kile |
Zlatan Ibrahimovic 95 kile |
Antonio Donaruma 96 kile |