Hoze Murinjo pavarësisht njerëzve të tij të besuar që i ka pasur me vete që nga fillimet e tij si trajner, për aventurën e re te skuadra italiane e Romës, portugezi ka në mendje dy emra që kanë shkruar historinë me bluzën “verdhekuqe”.
I pari dhe më i sigurti duket të jetë Valter Samuel, ish-mbrojtësi i Romës të cilin Murinjo e kishte edhe tek Interi i “tripletës”, ku detyra e tij do të jetë puna me repartin difensiv, ndërsa emri i dytë është ai i Daniele de Rosi.
Ky i fundit është një ikonë e skuadrës “romake”, derisa Valter Samuel pikërisht te Roma kishte pasur aventurën e tij të parë në futbollin europian, kur verën e vitit 2000 ishte transferuar nga rradhët e Boka Xhuniors.
Samuel pjesë e Romës ishte për 4 vite të plota, për tu transferuar më pas te Reali i Madridit, nga e cila skuadër bashkë me Murinjon vitin 2005 erdhi te skuadra e Interit. Pjesë e skuadrës “zikaltër” nga Milano, ai ishte për plotë 9 vite, duke zhvilluar plotë 236 ndeshje, dhe duke realizuar 17 gola.
Ndryshe me fanellën e Romës, Valter Samuel numëron 137 ndeshje dhe 12 gola të shënuar.