Finalja e edicionit aktual në Liga Europa do të zhvillohet më datë 26 maj në Gdansk të Polonisë. Mançester Junajtedi mund të cilësohet si skuadra e kualifikuar pas atij triumfi 6:2 në duelin e parë gjysmëfinal ndaj Romës në “Olld Traford”.
Përballja tjetër është ajo mes Viljarealit dhe Arsenalit. Ekipi spanjoll fitoi 2:1 në fushën e vet dhe sfida e kthimit që do të luhet të enjten në Londër, do të jetë tepër e fortë dhe e luftuar.
Ndërkohë UEFA së fundmi ka marrë një vendim zyrtar, duke gëzuar tifozët e skuadrave që do sigurojnë biletën për në finalen e madhe.
Në “Stadion Miejski” do të kenë mundësi të futen 9500 tifozë, ndryshe 25% e kapacitetit të stadiumit për të ndjekur finalen e madhe dhe për të bërë tifo për skuadrat e tyre të zemrës.