Empoli i mesfushorit shqiptar, Nedim Bajrami, ditën e sotme edhe matematikisht arriti të sigurojë rikthimin në “Serie A”, duke lënë pas vetes në këtë garë Salernitanan, që në dy xhirot e fundit të sezonit do të tentojë të ruajë atë pozitë të dytë, që gjithashtu siguron kualifikimin e drejtëpërdrejtë në mesin e më të mirëve në futbollin italian, njofton “infOSport.mk”.
Empoli në 36 xhirot e deritanishme nga gjithsej 38, ka tubuar 70 pikë, 7 më shumë se Salernitana, duke bërë që titullin kampion në Serie B ta sigurojë dy javë më parë.
Një ndër futbollistët më të merituar për këtë sukses të jashtëzakonshëm, pa dyshim se ishte edhe futbollisti shqiptarë me origjinë nga Tetova, Nedim Bajrami. 22-vjeçari këtë sezon me fanellën e Empolit regjistroi 5 gola si dhe 8 asistime, përfshirë këtu edhe golin në ndeshjen e sotme ndaj Kozencës, në të cilën skuadra e tij shënoi fitore 4:0. Përveç tij në listën e golsashënuesve në takimin e sotëm, u regjistruan edhe Mankuso dhe La Mantia (2 gola).
Menjëherë pas kësaj fitoreje të thellë, i gjithë qyteti i Empolit po festonte së bashku me heronjtë e tyre.
Protagonisti i festës ishte edhe Bajrami, i cili u bashkua tifozëve, teksa nuk nguroi të merrte edhe megafonin për të kënduar së bashku me ta.