Jasir Asani ka rezultuar deçiziv në fitoren e Partizanit ndaj Apolonisë në ndeshjen e vlefshme të javës së 31-të në Superligën shqiptare, teksa shënoi golin e vetëm të fitores, duke rikthyer “Demat e Kuq” në krye të renditjes, njofton “infOSport.mk”.
Asani golin e vetëm në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena” e realizoi në minutën e 76-të, kur mjaft mirë u shërbye në zonë para portierit kundërshtarë, të cilin e mposhti me një goditje fluturimthi me të djathtën e tij.
Për shkupjanin ishte ky goli i 9-të sezonal me fanellën e Partizanit, që tashmë kryeson renditjen me 57 pikë, një më shumë se Teuta e vendit të dytë, që sot barazoi pa gola në transfertën ndaj Vllaznisë së Shkodrës.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar ditën e hënë, Laçi falë “dopietës” së realizuar nga Regi Lushkja, mundi Kukësin me rezultatin 2:0. (infOSport.mk)