Nëse Lukas Vaskez nuk do të rinovojë me Real Madridin, “ai pothuajse me siguri do të shkojë në Milano”. Kështu raporton e përditshmja e njohur spanjolle “AS”, sipas së cilës e ardhmja e Vaskez është në ekuilibrin midis rinovimit me “Mbretërit” dhe mbërritjes te Milani.
Futbollisti spanjoll dyshohet se refuzoi një ofertë nga Atletiko Madridi, duke pasur parasysh rivalitetin e pamëshirshëm të qytetit midis dy klubeve dhe besimin e tij të padiskutueshëm për Realin.
Tani e ardhmja e Vaskez është në ekuilibrin midis rinovimit me blancos dhe mbërritjes te Milani.
Kujtojmë që 29-vjeçari ka një kontratë që skadon më 30 qershor, dhe për këtë arsye ai mund të largohet nga Madridi në një transferim falas.
Sipas të njëjtit burim, edhe Milani i ka bërë një ofertë të shkëlqyeshme vetë Lukas Vaskez, dhe në këtë rast transferimi te kuqezinjtë nuk do të kishte aspak probleme.
“AS” gjithashtu shkruan se e ardhmja e Vaskez varet shumë edhe nga ajo e kapitenit, Serhio Ramos. Ekziston një marrëdhënie e shkëlqyeshme midis të dyve, dhe nëse mbrojtësi spanjoll rinovon me Realin, Vaskez mund të pasojë atë, duke vazhduar qëndrimin në “Santiago Bernabeu”.
Nëse nuk do të ndodhte një gjë e tillë, atëherë transferimi te Milani do të ishte hipoteza më e akredituar.