Kumanovari Aliji asiston në golin e vetëm që Honvedit të tij i’a siguroi mbijetesën në Hungari (VIDEO)

Këtë fundjavë në elitën e futbollit hingarez u zhvillua java e parafundit, që rezultoi të jetë me fat për skuadrën e Honved, pjesë e së cilës është kumanovari Naser Aliji, njofton “infOSport.mk”.

Megjithatë një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për ekipin e DVTK të dyshes shqiptare, Odise Roshi-Hysen Memolla dhe të maqedonasit, Mirko Ivanovski. Kjo skuadër barazoi pa gola ndaj Ujpeshtit të Kire Ristevskit, duke ju dhënë fund shpresave për mbijetesë të DVTK, që sezonin e ardhshëm do të garojë një rang më poshtë në futbollin e Hungarisë.

Honvedi i Naser Alijit si mysafir në ndeshjen e vlefshme të javës së 32-të mundi ekipin e Budafoki me rezultatin 1:0.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në pjesën e dytë nga Mezgrahni, ndërsa asisti mban firmën e Naser Aliji. Kështu mbrojtësi i kombëtares shqiptare bëhet protagonist duke shpëtuar skuadrën e tij nga rënia.

Honved falë kësaj fitore, në 32 javë kampionat numëron 37 pikë, 4 më shumë se DVTK e Roshit dhe Memollës, që edicionin e ardhshëm bashkë edhe me ekipin e Budafoki do të lujanë një rang garash më poshtë në futbollin hungarez. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply